E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini hedh sytë nga Interi...për Maikonin

Mbrojtësi brazilian dhe trajneri italian kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin gjatë kohës që ky i fundit ishte në krye të stolit zikaltër. Tashmë që është teknik i Mançester Sitit, Mançini dëshron ta ketë përsëri në ekip anësorin brazilian të Interit.Maikon sapo ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër, megjithatë, sipas asaj që shkruajnë tabloidët britanikë, Morati mund të bindet në rast të një oferte të kënaqshme. Dhe duke parë buxhetin e pakufizuar që sheikët arabë i kanë vënë në dispozicion trajnerit të ri, kjo nuk duket edhe aq e pamundur.Gjithashtu, po sipas mediave angleze, “The citizens” kanë ndërmend t’i bëjnë edhe një ofertë Juventusit për të marrë mbrojtësin Xhorxho Kielini, që pëlqehet shumë nga Mançini. Klubi anglez është i gatshëm të derdhë në arkat e “Zonjës” 20 milion stërlina, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit italian.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›