Cërrik, sherr me gruan, i vë zjarrin banesës
CËRRIK- Digjet një banesë në vendin e quajtur Kodrat e Beut në Cërrik. Zjarri nuk ka qenë aksidental por i vënë nga kryefamiljari, i cili pas një sherri me bashkëshorten i ka vënë flakën shtëpisë.
Mësohet se shtetasi Kastriot Ymeri 43 vjec, pas sherrit me të shoqen ka spërkatur me benzinë banesën ku jetonin së bashku me 5 fëmijët e tyre.
Sipas policisë së këtij qyteti shkak për sherrin janë bërë problemet ekonomike në familje por edhe xhelozia.
Mësohet gjithashtu se shtëpia është djegur krejtësisht, ndërsa policia ka arrestuar 43-vjecarin, i cili ka lënë pa strehë 5 fëmijët e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)