Durrës, sekuestrohen 227 kg lëndë narkotike
DURRËS- Sekuestrohen në portin e Durrësit 227 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Droga është kapur rreth mesnatës në një trajler, i cili synonte udhëtimin me traget drejt Italisë.
Sipas policisë lënda narkotike, një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në portin e Durrësit, ishte e fshehur në kamionin me targa AA 342 BU.
Uniformat blu kanë vënë në pranga personin që transportonte drogën, drejtuesin e trajlerit, 38-vjecarin Besnik Yzeiraj nga qyteti i Fierit, por me banim në Durrës. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës.
(m.a/News24/BalkanWeb)