SHPU e Ekonomikut, ne prag miratimi
Luljeta Ndoka
Masterat e Shkolles Pasuniversitare te Ekonomikut jane ne prag miratimi. Lajmin e bejne te ditur burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, te cilat shprehen se aktualisht propozimet e bera nga SHPU ndodhen ne Ministrine e Financave. Ato kane kaluar filtrimin nga Agjencia e Akreditimit ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences, dhe aktualisht, eshte duke u shqyrtuar se sa do te vendoset tarifa vjetore e shkollimit, ne dikasterin e Financave. Pas kesaj, pritet qe projekt-propozimet te mberrijne per miratim ne Keshillin e Ministrave. Nje nder shkollat pasuniversitare me te rendesishme ne vendin tone, e njohur si SHPU-ja e Ekonomikut, pritet qe se shpejti te nise procesin mesimor. Kjo do te ndodhe ne fakt se pasi propozimet te kalojne nga Ministria e Financave ne Keshillin e Ministrave, ky i fundit te miratoje vendimin e posacem per studimet e nivelit te dyte. Mesohet se procesi i regjistrimit te kandidateve dhe listimi i tyre sipas pikeve te fituara ne testin special, eshte bere qe ne muajin nentor te 2008-es, megjithate, drejtuesit e kesaj shkolle nuk kane zgjedhur ende fituesit. Dhe kjo, jo per faj te tyre, por per faktin se qeveria ende nuk ka miratuar kuotat per kete sistem studimesh. Ata kane publikuar nje liste me piket e marra nga secili prej kandidateve ne te gjashte profilet qe ofron kjo shkolle, sipas rendit zbrites. Megjithate, deri ne momentin kur Keshilli i Ministrave te shpalle numrin e kuotave dhe kriteret e pranimit ne SHPU, kjo e fundit nuk mund te kryeje asnje veprim tjeter. Ne te njejten kohe universiteti ka dorezuar ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences propozimet per te gjitha profilet e saj, ne total 288 vende, ku per dy profilet kryesore MBA dhe MPA ka kerkuar nga 70 kuota, ndersa per 4 te tjerat nga 37 kuota. Mesohet se Ministria e Arsimit e ka marre ne shqyrtim propozimin e mberritur nga Shkolla e Masterave te Ekonomikut dhe nuk i ka prekur kuotat e kerkuara nga ky fakultet. Burime prane MASH-it, shpjegojne se tashme kete propozim, per 288 kuota, e kane derguar ne qeveri dhe pritet qe keto dite te dale edhe vendimi, qe do te vendose perfundimisht se sa do te jete numri i aplikanteve qe do te kene mundesi te nisin studimet pasuniversitare. Vetem pak dite me pare, kaluan masterat e fakultetit Ekonomik, te cilat tashme ndodhen ne Ministrine e Financave per te vendosur per tarifat.