E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupim lendesh ne shkollat 9-vjecare

Ndryshon menyra e organizimit te sistemit arsimor 9-vjecar. Tashme, orientimi i nxenesve drejt prirjeve do te behet me ane te grupimit te lendeve. Qe do te thote se nxenesit, do te kene nje grup lendesh baze te detyrueshme per te gjithe, dhe nje grup tjeter lendesh me zgjedhje. Lendet me zgjedhje do te seleksionohen ne fillim te vitit shkollore dhe kane si synim thellimin e njohurive te nxenesve ne nje profil te caktuar. Ky eshte drafti i ri i propozuar nga Ministria e Arsimit, i cili synon te ule mbingarkesen e ketij sistemi arsimor dhe ta perafroje ate me shkollat e vendeve evropiane. Menyra se si do te organizohet sistemi arsimor 9-vjecar duket se do te ndryshoje rrenjesisht. Specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences kane bere gati draftin e ri, i cili do te rregulloje dhe detajoje te gjitha ndryshimet qe do te pesoje ky sistem arsimor. Per here te pare nxenesit do te kene nje bllok lendesh te detyrueshme, por do te kene edhe nje bllok lendesh te tjera, midis te cilave ata do te perzgjedhin se cilen kane deshire te ndjekin. Kjo formule e re qe do te aplikohet per here te pare, eshte tashme ne fazen perfundimtare te saj dhe drafti do t'u shkoje per mendim edhe mesuesve e drejtuesve te ketyre shkollave, si grupi i interesit, qe jane te perfshire direkt ne kete proces. Sistemi arsimor parauniversitar aktualisht i eshte nenshtruar nje reforme thelbesore per menyren e organizimit. Shkolla 8-vjecare eshte bere 9-vjecare, ndersa gjimnazi eshte bere trevjecar. Kjo formule e re ka filluar te aplikohet prej vitesh dhe per here te pare kete vit shkollor, 2008-2009, kemi klasa 9-vjecare te cilet do t'u nenshtrohen provimeve te pjekurise, ndersa nuk kemi vit te pare gjimnaz.

Programet

Ministria e Arsimit deklaroi dje se jane miratuar te gjitha programet mesimore per rreth 54 mije nxenes, qe kete vit do te perfundojne per here te pare klasen e 9-te dhe do te fillojne gjimnazin. Kete vit tekstet e shkencave natyrore do te pershtaten nga tekstet mesimore te Evropes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›