E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikatat, të përdorshme deri në 31 dhjetor

Karta e identitetit do të marrë fuqinë e saj të plotë më 1 janar të 2010, kohë kjo në të të cilën certifikatat me fotografi nuk do të përdorem më nga asnjë institucion. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti, në një intervistë për Televizonin Klan, bëri me dije se certifikatat do të përdoren deri në fund të vitit, për personat mbi 16 vjeç. Pas nxjerres nga përdorimi i certifikatës me fotografi, rradha i vjen pasaportës së vjetër, e cila që nga janari i 2011 nuk do të jetë më e vlefshme për asnjë shtetas. Që prej fillimi të procesit të paisjes së qyetarëve me karta identiteti, kanë aplikuar afro 1 milion e 500 mijë shtetas, ndërsa për sa i përket pasaportës biometrike, janë paisur me të, rreth 25 mijë qytetarë shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›