E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Nafta arrin në 65 dollarë për fuçi

Ndërsa efektet e krizës ekonomike vazhdojnë të ndihen në të gjithë globin dhe të ndikojnë në kërkesën për energji, çmimi i naftës në bursën amerikane ra në 65 dollarë për fuçi. Rënie prej 4 përqind për furnizimin e gushtit, pësoi ari i zi edhe në tregjet aziatike dhe në atë të Londrës. Ndërkaq të dhënat më të fundit të papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se afro gjysëm milioni njerëz humbën vendet e tyre të punës në muajin qershor dhe niveli i papunësisë arriti rekordin prej 9.5 përqind për herë të parë në 26 vitet e fundit. Papunësia mbetet e lartë edhe në 16 shtete të Bashkimit Europian duke prekur nivelin e 9.5 përqindshit. Analistët shprehen se procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë globale do të jetë i gjatë dhe i ngadaltë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›