Certifikohen 99 police te rinj ne detyre qe nga 6 dhjetori

Punonjesit e rinj te sapocertifikuar te Shkolles Baze te Policise Per patrulle te pergjithshme do te vijojne nga data 6 dhjetor deri me 8 maj te vitit te ardhshem Programin e Trajnimit ne Terren pergjate 22 javeve.
Nga dita e djeshme forcat e policise jane shtuar edhe me 99 punonjes te rinj te cilet do te fillojne detyren prane patrulles se pergjithshme. Gjate dites se premte eshte bere edhe certifikimi i tyre pasi kane perfunduar kursin 22-javor te Shkolles Baze te Policise Per patrulle te pergjithshme. Ne ceremoni ishte i pranishem edhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj i cili vleresoi pergatitjen gjate kursit por u shpreh se pergatitja e efektivave te policise do te jete gjate gjithe kohes qe jane ne detyre. Nuk duhet harruar fakti se ky eshte nje trajnim dhe gjithcka eshte kryer ne klase. Prandaj per te qene te suksesshem eshte e nevojshme qe ato qe keni mesuar ketu duhet ti ushtroni ne praktike ne veprimtarine tuaj te perditshme - tha Burgaj ne fjalen e tij duke i pergatitur per 22 javet e ardhshme qe do te jene ne terren.
Duke theksuar rendesine e forcimit te marredhenieve te ndersjella polici ndash komunitet Burgaj evidentoi angazhimin maksimal te strukturave te Policise se Shtetit per permbushjen e misionit te tyre ne sherbim te komunitetit. Ne kete menyre ne do te punojme se bashku per realizimin e pergjegjesive dhe detyrave tona per ruajtjen e rendit e te sigurise publike si dhe te parandalimit e goditjes se krimit - theksoi z. Burgaj. Ne perfundim te fjales pershendetese drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit u ka uruar punonjesve te rinj te policise suksese gjate faze se trajnimit ne terren dhe me tej ne sherbimin e cmuar policor. Punonjesit e rinj te sapocertifikuar te Shkolles Baze te Policise Per patrulle te pergjithshme do te vijojne nga data 6 dhjetor deri me 8 maj te vitit te ardhshem Programin e Trajnimit ne Terren pergjate 22 javeve.
Ne kete ceremoni mori pjese edhe shefi i misionit PAMECA Cecil Craig perfaqesues te programit ICITAP drejtues te tjere te larte te Policise se Shtetit dhe Qendres se Formimit Policor. Por nuk kane munguar as edhe familjaret e kursanteve te sapocertifikuar.
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ka falenderuar gjithashtu per kontributin dhe asistencen e dhene nga partneret nderkombetare vecanerisht programin ICITAP dhe projektin PAMECA III per trajnimin baze.