Polica procedon penalisht kreun e shoqatës së të dënuarve politik
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për kryetarin e shoqatës së të dënuarve politike Skëndër Tufa. Procedimi ka nisur pas organizimit të protestës së zhvilluar ditën e djeshme rreth orës 10:00 në bulevardin ‘Xhorxh Bush’. Sipas policisë edhe pse nuk është dhënë leje, ish të dënuarit politik kanë organizuar protestën.
Ata akuzojnë qeverinë për premtime të pambajtura lidhur me dëmshpërblimet për vitet e burgut. Ky nuk është i pari rast i shoqërimit në polici të ish të përndjekurve. Gejrgj Ndreca, i cili brenda pak javësh u shoqërua 4 herë në polici, pas incidenteve me deputetin e PD-së Ilir Rusmajli dhe Ministrin e Financave Ridvan Bode.
(el.me/news24/BalkanWeb)