E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cervenkovski: Enciklopedia, nxit ndarje dhe tensione

Kryetari i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, si dhe ish-President i vendit, Branko Cervenkovski ka deklaruar se enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare. Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga drejtuesit e Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë. Sipas tij, disa pjesë në enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe e konfrontojnë Maqedoninë me miqtë e jashtëm.
"Vlerësoj se për një projekt i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë, njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve", deklaroi Branko Cërvenkovski.
Ai tha se projekti është financuar nga qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, t'i kërkojë tek opozita.
"Maqedonisë i duhet një president dhe kryeministër me qëndrim që i zgjidhin problemet , e jo që ikin nga problemet. LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi", theksoi Cërvenkovski. Në të kundërt, sipas tij, del se kreu shtetëror e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›