E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Gjermani, marrëveshje prej 49 milionë euro për energjitikën

Ministri i Ekonomisë dhe i Energjitikës Dritan Prifti ka nënshkruar sot kontratën me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Bernd Bochardt për linjën 110 kilovolt nga e cila do përfitoj jugu i Shqipërisë. Kontrata e nënshkruar kap shifrën e 49 milionë eurove dhe është vetëm fillimi i një sërë projektesh të planifikuara. Gjermania ka ofruar mbështetjen e saj edhe në krijimin e linjave te interkonjeksionit me Malin e Zi dhe me Kosovën.
Ambasadori Bchardt është shprehur se i gjithë ky investim është një ndihmë konkrete që I jepet Shqipërisë drejt integrimit të saj në Europë. Gjermania deklaroi ai do të investojë një shumë prej 126 milion euro në hark kohor dy vjeçar dhe kjo do të jetë kryesisht në sektorin energjitik dhe të ujit.
Sipas ministrit investimi kryer në Shqipërinë e jugut do të ndikojë në përmirësimin e forcës së energjisë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›