E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Enciklopedia, çështje e shkencës dhe jo e politikës

Në kushte demokratike nuk është mirë që politika të përzihet në punët e shkencës dhe çështja që doli nga Akademia maqedonase e Shkencave duhet të zgjidhet nga vetë akademia, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov lidhur me reagimet që i shkaktoi botimi i enciklopedisë maqedonase.
Sipas Ivanovit, reagimet për enciklopedinë tregojnë se çështje të tilla janë ende shumë të ndjeshme.
"Megjithatë, situata do të qetësohet, ndërsa mosmarrëveshjet do të tejkalohen", theksoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›