Cërvenkovski-Gruevski, duel televiziv për liderët rivalë
SHKUP - Lideri i opozitës në Maqedoni, Branko Cërvenkovski ka ftuar në debat televiziv kryeministrin Nikolla Gruevski për të diskutuar, siç tha, të gjitha çështjet që do të dëshironte kreu i qeverisë. Kjo deklaratë erdhi pas akuzave në rritje nga partia qeverisëse VMRO DPMNE se, Maqedonia ende vuan periudhën e tranzicionit kur qeveriste opozita aktuale, LSDM. Sipas kësaj partie, privatizimet dhe mbyllja e fabrikave, humbja e vendeve të punës, ndodhën për shkak të LSDM-së dhe qeverisjes së saj, që përfshin qeverisjet pas viteve '90 dhe nga 2002-2006. Lideri i opozitës, Cërvenkovski ofroi debat ku do të diskutoheshin të gjitha privatizimet dhe ndërmarrjet qeveritare, por siç tha, edhe ato të periudhës kur në pushtet ka qenë VMRO DPMNE, duke përfshirë edhe katërvjeçarin aktual të qeverisjes së partisë së kryeministrit.
(BalkanWeb)
(BalkanWeb)