E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule nis turin në Ballkan, sot viziton Beogradin

BRUKSEL - Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fule nis sot vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor në lidhje me integrimin europian të rajonit. Ndalesa e tij e parë do të jetë nesër në Beograd. Siç shkruan agjencia e lajmeve 'Tanjug', Fule pritet të takohet në Beograd me presidentin serb, Boris Tadiç dhe kryeministrin Mirko Cventkovic. Më pas Fule do të vazhdojë turin në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Komisioneri i BE-së për Zgjerimin ka bërë të ditur se Ballkani Perëndimor është një prioritet në politikat e Bashkimit Europian dhe se Brukseli do të vazhdojë të mbështesë integrimin e rajonit në bllokun europian.

Fule ka bere te ditur dje se "Anëtarësimi në BE është çelës për të ardhmen e rajonit. Kosova duhet të jetë krenare për progresin e arritur”. Ai ka theksuar se në vitin e dytë pas pavarësisë, korniza ligjore është konsoliduar dukshëm dhe është ruajtur stabiliteti politik.

Rruga është e qartë - shtetet anëtare të BE së e kanë ritheksuar se Kosova ka perspektivë evropiane sikurse edhe rajoni. Tani i takon Kosovës që ta bëjë këtë realitet”, tha Fuele.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›