E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cervenkovski: Zgjedhjet, kusht për në BE

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski pas votimit për zgjedhjet presidenciale dhe lokale shprehu besimin se në Maqedoni zgjedhjet do të zhvillohen të qeta, demokratike dhe pa incidente. "Këto zgjedhje janë të rëndësishme për demokracinë në vend, për kredibilitetin dhe ligjitimitetin e institucioneve tona. Të gjithë e dimë se këto zgjedhje do të përmbushin kushtet për procesin e integrimit tonë euroatlantik"-tha Cërvenkovski.Ai u shpreh se ''shpresonte që presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me qeverinë dhe me të gjitha institucionet e tjera në mënyrë të përkushtuar dhe të sinqertë do të vazhdojë të marrë pjesë në negociatat me Greqinë rreth kontestit për emrin dhe për gjetjen e zgjidhjeve korrekte dhe demokratike të pranueshme për Maqedoninë, por edhe për Greqinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›