Maqedoni, Ahmeti: Zgjedhjet të zhvillohen pa incidente
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas votimit për zgjedhjet presidenciale dhe lokale në fshatin Zajaz, theksoi se është e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë demokratike dhe pa incidente. "E rëndësishme është që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe të zhvillohen në mënyrë demokratike. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe integrimin e saj në BE dhe NATO. Nuk është e rëndësishme se kush do të fitojë sot, por më e rëndësishme është që të mos ketë incidente sepse vetëm kështu do të fitojë Republika e Maqedonisë", deklaroi Ahmeti.