E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon rezoluta e Arabisë Saudite për Kosovën

Damask- Në takimin ministror të Organizatës së Konferencës Islamike nuk është pranuar projektrezoluta e Arabisë Saudite për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar për B92 ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç. Sipas Jeremiçit, kjo rezolutë është kundërshtuar nga Siria, Egjipti, Azerbajxhani dhe disa shtete të tjera të Konferencës. “Kemi arritur që nëpërmjet amendamenteve – të cilat i kanë parashtruar shtetet mike të Serbisë brenda Organizatës së Konferencës Islamike – nga rezoluta e OKI-t të heqim thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe çfarëdo reference që lidhet në shtetësinë e Kosovës...”, ka thënë Jeremiç. Jeremiç madje e ka përshkruar këtë si një sukses të madh, duke marrë parasysh fuqinë e madhe që ka parashtruesi i kësaj rezolute në formën e saj origjinale – Arabia Saudite – në botën myslimane. /Telegrafi/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›