E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria organizon kampionatin botëror të vrapimit malor

Vendimi është marrë paraditen e sotme në Barcelonë . Mësohet se për organizimin e këtij evenimenti është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Federatës Botërore të Atletikës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve së Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli.

Një nga mbështetësit e alternativës shqiptare për organizimin e kësaj veprimtarie ka qenë edhe rekordmeni i botës në kërcim së larti, aktualisht zv/president i Federatës Botërore të Atletikës, Sergej Bubka. Gjatë vizitës në Tiranë pak kohë më parë, kampioni ukrainas deklaroi se Shqipëria është vendi ideal për organizimin e kampionatit botëror të vrapimit malor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›