E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger "lidh" Fabregasin: Nuk lëviz që këtu

Tekniku i “Topçinjve” është takuar së fundi me lojtarin, të cilit i ka bërë sërish të ditur se nuk do të lëvizë nga Londra, pavarësisht dëshirës së tij. Për francezin, 23-vjeçari spanjoll do të jetë një nga pikat më të forta të skuadrës në objektivin për të fituar titullin kampion që mungon prej gjashtë vitesh.

Prej kohësh çesk Fabregas është shndërruar në synimin kryesor të kampionëve të Spanjës, të cilët synojnë të rikthejnë lojtarin në “Kamp Nou”. Oferta e fundit e katalanasve ishte 35 milionë euro, por edhe kjo ofertë, ashtu si të tjerat, u refuzua nga klubi i Premier Ligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›