Maradona-FAF, lufta vazhdon...
Pas akuzave të Maradonës disa ditë më parë në konferencën e lamtumirës, së fundi ka reaguar Karlos Bilardo, menaxheri i përfaqësueses argjentinase, i akuzuar nga ish-trajneri si “tradhtar”. Bilardo është hedhur menjëherë në kundërsulm: “Jam kampion dhe nënkampion bote. Nuk isha unë ai që kisha nevojë për Maradonën, por ai për mua”.
E më tej akoma: “Nuk e kuptoj ku qëndron tradhtia. Kam qenë i pari unë që i kam thënë presidentit Grondona që Maradona duhet të qëndronte edhe katër vite. Ai ankohet sepse donim t'i ndërronim disa ndihmës, por askush nuk tha gjë para katër vitesh kur mua më hoqën dy nga njerëzit më të afërt. Federata është një vend serioz, nuk mund të merren gjithmonë miqtë për të punuar”.
Në fund doza e kundërakuzave në drejtim të ish-”djaloshit të artë” bëhet akoma më e rëndë: “Unë nuk kam rënë asnjëherë pre e presioneve të menaxherëve, duke grumbulluar në kombëtare lojtarë të caktuar në këmbim të parave”.
Pas këtyre fjalëve ka ndërhyrë vetë kreu i federatës, Hulio Grandona, i cili deklaroi se “Bilardo nuk do të dalë më në konferencë shtypi, për të mos i trazuar ujërat më tepër”. Sipas mediave argjentinase, pritet që Maradona të shfaqet sërish në media, ndoshta me deklarata që do t'i hedhin më tepër benzinë zjarrit.