E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja Durres-Kukes, sot perballja ne Gjykate

Prokuroria e Pergjithshme i kerkon Gjykates se  Larte te marre ne shqyrtim kerkesen e avokatit te Ministrit te Jashtem, Lulzim Basha.

Prokurori i ceshtjes, Arben Kraja, argumenton se kerkesa e ministrit Basha mund te gjykohet vetem nga Gjykata e Larte si i vetmi organ i drejtesise qe ka kompetencat ligjore per ta bere nje gje te tille, per shkak te statusit te te pandehurit.

Ne kerkese-padine i akuzuari per abuzime me fondet per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e Durres-Kukes, Basha, kerkon shpalljen te pavlefshme te vendimit te Prokurorise se Pergjithshme per zgjatjen e afateve te hetimit.

Seanca eshte caktuar te zhvillohet mesditen e sotme dhe do te gjykohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila eshte perzgjedhur me short elektronik.

Ish-kreu i dikasterit te Transporteve do te perfaqesohet ne proces nga avokati i tij, Zef Nikaj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›