Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi

Nga verifikimet paraprake të Prokurorisë së Përgjithshme ka rezultuar se familjarët e Kumbaros janë larguar në vendet perëndimore.
Por askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saktë të tyre. Familja e tij prej vitesh jetonte në qytetin e Rrogozhinës. Mësohet se Kumbaro kishte vetëm një vëlla. Nga të dhënat ka rezultuar se edhe ai është larguar jashtë Shqipërisë.
Por fqinjët e tij nuk u kanë dhënë detaje oficerëve të policisë, për shtetin ku mund të ndodhet. Duket se e vetmja provë e organit të akuzës për të vërtetuar identitetin e tij është një fotografi, pra as shenja gishtash dhe analiza të ADN-së të bëra me të afërmit.
Mësohet se Prokuroria Shqiptare nuk ka dërguar asnjë gjurmë apo provë që të vërtetojë se personi i arrestuar disa javë më parë në Angli, i vetëquajturi Shaqa Shatri, është Ilir Kumbaro.
Madje, prova vetme e drejtësisë shqiptare është vetëm një foto e disa viteve më parë, ku transformimi i tij,
për togat e zeza në Angli, mund të hedhë poshtë gjithçka.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code