E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cështja Ruzhdie, kërkohet 1 vit burg e 600 mijë lekë gjobë për 5 komisionerë

FIER- Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën një vit burg e 600 mijë lekë gjobë për secilin nga 5 komisionerët e komunës Ruzhdie. Rreth një vit pasi dosja me akuzat përkatëse ka mbërritur në gjykatë, cështja në Gjykatën e Faktit në Fier duket se është në prag të mbylljes.

Seancën e ardhshme pritet të dëgjohet edhe pretendimi i palës mbrojtëse, për të vijuar më pas me vendimin e trupit gjykues. Kryetari i qëndrës së votimit në Ruzhdie Bujar Kararaj dhe 4 komisionerë të tjerë akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të rezultatit të zgjedhjeve, votim më shumë se njëherë dhe shkelje të fshehtësisë së votimit, akuza që kanë lidhje me zgjedhjet parlamentare të 2009.

Ndërkohë ditën e sotme Gjykata e Fierit ka mbyllur një tjetër cështje, duke dënuar me 500 mijë lekë gjobë secilin nga 5 komisionerët e Komunës Portez, të cilët gjithashtu akuzoheshin për braktisje të detyrës në zgjedhjet e shkuara parlamentare.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›