E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier,18 vjet burg për shoferin grek që shkatoi vdekjen e 9 personave

FIER- Prokuroria e Fierit jep pretencën për drejtuesin e autobusit që u aksidentua disa muaj më parë në rrugen nacionale Fier-Tepelenë, duke sjellë vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 38 të tjerëve.

Organi i Prokurorisë ka kërkuar sot 18 vite burg për Tomas Tsogas, drejtuesin e autobusit të linjës Tiranë-Athinë, i cili përballet me akuzën e humbjes së kontrollit me pasojë vdekjen e udhëtarëve.

Seanca e ditës së sotme në Gjykatën e Fierit është zhvilluar pa praninë e të pandehurit, i cili përfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës. Në seancën e radhës pritet të dëgjohet edhe pala mbrojtëse.

Ngjarja shokuese ndodhi nq 8 nëntor të vitit të shkuar, kur autobusi i linjës Tiranë-Athinë humbi kontrollin për shkak të një gabimi njerëzor të drejtuesit të mjetit, duke rënë në një humnerë rreth 100 metra të thellë, cka solli edhe bilancin tragjik, 9 të vdekur dhe 38 të plagosur.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›