PNUD trajnon të papunët, firmat i punësojnë më pas
20/06/2011 Shpenzimet dhe pagat për 5 muajt e parë nga organizata, më pas firma i kontrakton
SHKODER- Rajoni i Shkodrës ka përfituar Organizata e Kombeve të Bashkuara një projekt të rëndësishëm për nxitjen e punësimit të të rinjve, sidomos të atyre që vijnë nga shtresat në nevojë. Projekti është pjesë e programit YEM të financuar nga qeveria spanjolle për OKB, që synon fillimisht trajnimin e kualifikimin e të rinjve punëkërkues dhe njëkohësisht punësimin në vijueshmëri të tyre në profesionet që mësojnë nëpërmjet këtij projekti.
Projekti
Nora Kushti, Menaxhere e Departamentit të Komunikimit në PNUD sqaron se programet po zbatohen në kuadër të projektit “Një OKB” po japin rezultate dhe po aplikohen në shumë qarqe të vendit në sipërmarrje të ndryshme. Sipas Kushtit, projekti për nxitjen e punësimit kombinon formimin profesional të të rinjve në nevojë me subvencionimin e rrogave, duke synuar punësimin e qëndrueshëm të tyre. Skema e projektit bazohet në nevojat e tregut të punës, implementohet nëpërmjet një bashkëpunimi publik-privat. Partneri kryesor në këtë bashkëpunim është Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP), përfshirë këtu degët rajonale/vendore, si institucioni kyç në lehtësimin e punësimit në vend. Përfshirja e SHKP-së në këtë iniciativë bën të mundur jo vetëm identifikimin e punëkërkuesve të papunë që marrin pjesë në këtë skemë, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe fuqizimin e këtij institucioni si në nivel kombëtar, ashtu edhe në përfaqësitë rajonale/lokale. Një risi në këtë skemë është edhe përfshirja aktive e sektorit privat, përfaqësuar nga Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani (ABÇI). Në bashkëpunim me SHKP-në, roli i Dhomës përfshin identifikimin e vendeve të lira të punës, por gjithashtu edhe monitorimin e implementimit të skemës deri në fund të programit. Konkretisht, në qytetin e Shkodrës kanë përfituar nga ky projekt 70 të rinj, të cilët janë duke u trajnuar pranë ndërmarrjeve private të këpucëve dhe maskave.
Punonjësit
Prej tyre, 60 punëkërkues në nevojë po trajnohen pranë kompanisë B&T Shoes në filialet e saj në Shkodër dhe Pukë. Kompania në fjalë prodhon këpucë shumë cilësore, të cilat tregtohen kryesisht në Itali, madje dhe të stampuar Made in Albania, ndërsa 10 të reja po mësojnë profesionin pranë kompanisë “Venice Art”, që merret me prodhimin e maskave, të cilat tregtohen në Venecia të Italisë dhe në Las Vegas të SHBA-së. Projekti ka një skemë të përcaktuar, sipas së cilës gjatë tre muajve të parë të rinjtë nga mosha 16-29 vjeç, kryesisht nga familje që janë në asistencë sociale nisin trajtimin në kurse pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, por edhe direkt në prodhim. Programi përballon koston e trajnimit dhe një pagesë e barabartë me atë të skemës së asistencës. Më pas, për dy muajt në vijim, përfituesit e projektit fillojnë punën me një kontratë të rregullt në kompaninë ku është trajnuar. Programi vazhdon të paguajë për përfituesit pagën minimale, ndërkohë që biznesi e përfshin në skemën e sigurimeve shoqërore. Pas këtyre 5 muajve, që përbëjnë dy fazat e para të projektit, fillon faza e tretë, sipas së cilës kompania është e detyruar ta mbajë edhe pesë muaj të tjerë me kontratë të plotë, ndërsa të trajtuarit tashmë janë të kualifikuar plotësisht. Për drejtuesit e ndërmarrjeve ku po trajnohen dhe kualifikohen të rinjtë, projekti ka qenë shumë favorizues pasi për trajnimin e të papunëve ka kosto jo vetëm kohore, por edhe materiale që përballohet nga programi. Ndërkohë, të kualifikuarit janë shumë të vlefshëm më pas përfundimit të projektit, pasi ndërmarrjet janë të interesuara për punonjës të kualifikuar. Nga ana tjetër, Dajna Sorensen, oficere e projektit YEM, pjesë e programit të punësimit thekson se nga takimet e organizuara me kompanitë, ato shprehen se kanë nevojë të zgjerohen, por nuk kanë mundësi të gjejnë njerëz të kualifikuar ndaj për këtë qëllim shërben edhe ky program.
Kontrolli për standardet e tregtimit
Uji i pijshëm, bllokohen dy autobote private
BERAT- Mungesa e ujit të pijshëm prej disa ditësh në qytetin e Beratit, ka bërë që prej disa ditësh të shtohet numri i subjekteve private, të cilat tregtojnë ujë të pijshëm nëpërmjet autoboteve. Në këtë qytet ndërprerja e ujit të pijshëm për qytetarët e Beratit ka ardhur si rezultat i punimeve që po kryhen në rrjet. Drejtoria e Shëndetit Publik në këtë qytet ka marrë masat për shtimin e kontrolleve të këtyre subjekteve, të cilat po shpërndajnë ujë të pijshëm në lagje të ndryshme, për t’i ofruar konsumatorëve ujë brenda standardeve higjieno-sanitare. Subjektet private që tregtojnë ujë të pijshëm në qytetet Kuçovë e Urë Vajgurore ku dhe problemet me furnizimin me ujë të pijshëm janë më të mëdha ditët e fundit kanë nisur tregtimin e ujit dhe në lagjet periferike të Beratit, ku katër ditët e fundit uji ka munguar si pasojë e kryerjes së punimeve në rrjet. Mjete të ndryshme, autobote, janë parë duke tregtuar ujë në orare të ndryshme, ndërkohë që inspektorët e Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë ushtruar një sërë kontrollesh. Kontrollet e befasishme të ndërmarra në bashkëpunim me Degën e Tatim Taksave kanë pasur si qëllim kontrollin e subjekteve për licencimin e tyre dhe kushtet që ato ofrojnë për cilësinë e ujit të pijshëm. Kështu, sipas burimeve të Drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik nga këto kontrolle të ushtruara janë marrë masat për bllokimin e dy mjeteve autobote dhe gjobitjen e pronarëve të tyre. S. Gorrica