E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, tenistja shqiptare shpallet kampione në U18

GJERMANI- Albana Tërstena është tenistja e parë shqiptare që shpallet kampione për U18 në Gjermani. 16-vjecarja e lindur në Ferizaj të Kosovës ka mundur të arrijë në finale, pa humbur asnjë set.

Në finale, vajza shqiptar u përball me talentin Julia Diehl e cila përkrahet edhe nga Federata Gjermane e Tenisit, duke e mundur atë me rezultatin 6:3 / 6:4 (dy sete).
Suksesin e saj Albana ia dedikon trajnerit të saj Eduard Samuel, me të cilin është përgatitur intensivisht.

Synimi i Albanës është që një ditë të këndohet himni ynë kombëtar në Rolan Garos të Parisit, por duke e ditur se ky sport është i shtrenjtë asaj i duhet patjetër një sponsor që të arrijë sa më lart. Është për tu vlerësuar mbështetja që i japin Tifozat Kuq e Zi në cdo duel.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›