E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke, Juncker: Eurogrup mbledhje të jashtëzakonshme më 3 korrik

LUKSEMBURG- Ministrat e Financave të zonës euro do të takohen më 3 korrik për një mbledhje të jashtëzakonshme me objektiv finalizimin e ndihmës financiare për Greqinë, e cila ka shumë nevojë për të në mënyrë që të shmangë falimentimin, njoftoi sot kryetari i grupit të ministrave të Financave të zonës euro, Jean-Claude Juncker.

"Vendosa të thërras Eurogrupin në një mbledhje të jashtëzakonshme të dielën më 3 korrik",- deklaroi ai.

Deri atëherë, ai shprehu besimin se parlamenti grek do ta ketë miratuar planin e ri qeveritar të masave shtrënguese, të kundërshtuar nga populli dhe të vendosur si kusht nga kreditorët ndërkombëtarë të vendit përpara dhënies së çdo ndihme për Athinën.

Ai parashikon gjithashtu që deri në këtë datë do të jenë përcaktuar vijat e përgjithshme të planit të ri të ndihmës afatgjate për Greqinë, për të cilin vazhdojnë ende bisedimet.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›