E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cështja e emrit, të hënën pritet debati në Parlament

 

SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë pritet që të hënën të fillojë debatin për çështjen e emrit. Çështja e emrit është një nga pikat e fundit të seancës, e propozuar nga një parti minore opozitare, Partia e Re Social Demokrate (PRSD). Pritet që paraprakisht të mblidhen krerët e grupeve parlamentare për të përcaktuar vijimin e seancës lidhur me këtë cështje. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski nuk ka vërtetuar zyrtarisht për fillimin e debatit për çështjen e emrit, pas rezolutës së propozuar nga opozita.
Propozimi i kësaj rezolute vjen pas asaj për njohjen e Kosovës nga Shkupi zyrtar, për të cilën kërkohet unitet gjithëpartiak dhe hartimi i një strategjie të përbashkët për çështjen e emrit.

(s.g/Ina/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›