Gruevksi: Qeveria realizoi 90 % të premtimeve
SHKUP- Qeveria ka realizuar mbi 90 për qind nga e premtuara në programin me të cilin e fitoi besimin e qytetarëve. Janë realizuar 183 projekte të planifikuara dhe masa dhe 11 projekte shtesë, ndërsa janë intensifikuar edhe projektet paraprakisht të filluara për reforma në shumë sfera, theksoi në fjalimin e tij kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili bëri vlerësimin e premtimeve qeveritare, të realizuara që nga formimi i kabinetit qeveritar para njëqind ditëve.
Kryeministri, theksoi se në 100 ditët e kaluara Qeveria ka punuar çdo ditë,e përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe zhvillimit të shtetit dhe porositi se nuk do të lejojë ta humbë besimin e tyre.
Gruevski i numëroi edhe projektet e parealizuara, i cili ka llogaritur se shënojnë 10 për qind nga e premtuara, dhe pranoi se Qeveria ka bërë edhe gabime, të cilat, siç theksoi, nuk kanë qenë strategjike.
Kryeministri vlerësoi se Maqedonia ka bërë progres të rëndësishëm në përmbushjen e tetë kritereve për integrimin e shtetit në BE dhe se ministrat kanë zbatuar aktivitet diplomatik intensiv.
Sukses më të madh Kabineti i Qeverisë ka arritur në fushën e ekonomisë, parametrat pozitive të rritura për të cilat kryeministri e drejtoi opozitën të informohet nga raportet e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nga Komisioni Evropian.
(s.g/Mia/BalkanWeb)