E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Serbi, sekuestrohen 10 kg heroinë

 

PRISHTINE- Një sasi prej 10 kilogram drogë e llojit heroinë është bllokuar dje në pikën kufitare Kosovë- Serbi, Merdarë. Droga është sekuestruar në një veturë me targa të Austrisë. Sipas burimeve të policisë serbe e cila i referohet sot gazeta “Politika” në makinë udhëtonin dy shtetas austriakë- mashkull dhe femër. Droga ishte paketuar në 26 pako me peshë 400 gr secila dhe kishte ardhur nga drejtimi i Prishtinës. Policia prangos dy shtetasit austriakë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›