Ceshtja e fundit e pazgjidhur
Kosova mbetet ceshtja e fundit e pazgjidhur e shperberjes se nje shteti te ndertuar artificialisht, te ish-Jugosllavise, prandaj eshte nje proces politik shperberes i natyrshem. Republika e Shqiperise vlereson se zgjidhja e qarte dhe e shpejte e statusit te Kosoves, qe eshte pavaresia e saj, eshte nje domosdoshmeri qe diktohet jo vetem nga realiteti ne Kosove, por edhe nga interesat e stabilitetit dhe te sigurise afatgjate ne rajon. Shqiperia eshte e bindur se vetem nje Kosove e pavarur dhe demokratike, brenda kufijve te tanishem, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, eshte zgjidhja me e drejte dhe me e qendrueshme, faktor stabiliteti, paqeje e begatie per rajonin e Ballkanit e me gjere. Ne kete kontekst, ne denojme cdo perpjekje per ndarje, qe do te sherbente per ringjalljen e nacionalizmave ne Ballkan. Shqiperia eshte e vendosur te respektoje plotesisht kufijte nderkombetare te fqinjeve, perfshire edhe kufijte e Kosoves. Paketa e Presidentit Ahtisari eshte e vetmja alternative e mundshme kompromisi, per nje rast unik sic eshte Kosova, qe ofron nje zgjidhje realiste, te drejte, te balancuar, te qendrueshme e afatgjate, ofron standardet me te larta per minoritetet ne Kosove; qe gezon mbeshtetjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe te shumices se anetareve te Keshillit te Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ajo garanton jo vetem teresine tokesore te Kosoves, por edhe integritetin funksional te institucioneve te saj ne te gjitha nivelet. Kosova nuk mund te mbetet peng i statusit te papercaktuar. Nese zgjidhja nepermjet Keshillit te Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara deshton, ne gjykojme se Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet te marrin menjehere iniciativen diplomatike per zbatimin e Paketes Ahtisari dhe krijimit te kushteve qe, shteti i ri i Kosoves, te perfshihet ne familjen e kombeve, si dhe, se bashku me vendet e tjera te rajonit, te ece drejt integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.
Nepermjet zgjedhjeve te fundit politike ne Kosove, zgjedhjes se Presidentit por sidomos qeverise se re te koalicionit gjitheperfshires, krejt natyrshem Kosova po ofron nje realitet te ri gjeopolitik ne rajonin tone dhe nje partneritet te besueshem ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ne interes te zhvillimeve te metejshme demokratizuese dhe integruese te rajonit gjykoj se te gjithe duhet ta pranojme kete fakt dhe te nxisim ne menyre civile procesin.
(*) Nga fjala e mbajtur dje ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes ne Strasburg
Vendimi, me mbeshtetje gjigante
Pavaresia e Kosoves perkrahet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e anetareve te Bashkimit Evropian, duke perfshire Britanine dhe Francen. Sekretarja e Shtetit, Kondolisa Rajs, tha pardje, se statusi i Kosoves duhet te zgjidhet sa me shpejt dhe se shtyrja e rezolutave nuk i lehteson vendimet e veshtira. Kurse BE-ja ka propozuar dergimin e nje misioni policor prej 1800 vetash per te zevendesuar administraten e OKB-se qe ka drejtuar Kosoven qe nga viti 1999. Vendimi perfundimtar nuk ka te ngjare te vije para takimit te ministrave te Jashtem te BE-se, me 18 shkurt.
KE kerkoi kompromis
Asambleja e Keshillit te Evropes kerkon kompromis per Kosoven. Nje grup deputetesh shprehen mbeshtetje per nje zgjidhje me kompromis te statusit. Asambleja miratoi pardje nje rezolute, ku thuhet se "arritja e nje zgjidhjeje te pranueshme si per Prishtinen edhe per Beogradin eshte me rendesi thelbesore per garantimin e paqes dhe te qendrueshmerise afatgjate ne Evrope". Ne rezolute thuhet gjithashtu se mes skenareve te mundshem "nuk perjashtohet" qe Parlamenti i Kosoves te shpalle pavaresine ne menyre te njeanshme. Ne kete rast, thote rezoluta, Bashkimi Evropian duhet te perpiqet te arrije nje qendrim te unifikuar ndaj nje deklarate te tille. Asambleja perbehet nga deputete parlamentesh te 47 vendeve anetare te Keshillit te Evropes. Rekomandimet e saj sherbejne si udhezime per parlamentet dhe partite politike te vendeve te ndryshme.