E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet nga ura qe t'i shpetoje rekrutimit

Aleksander Ndoja
Frika e rekrutimit si ushtar, pak dite pasi ishte kthyer nga emigrimi ne Greqi, per pak sa nuk i ka kushtuar jeten nje 22-vjecari nga fshati Shperdhaze i Mirdites. Viktor Perdoda eshte hedhur nga ura per t'i shpetuar ndjekjes se policeve te grupit te gatshem te komisariatit, por plagoset rende, pasi bie ne shtratin e zhavorrte te lumit Zme. Ka qene ora 09:00 e paradites se djeshme, kur qindra qytetare, qe frekuentojne tregun e Rreshenit, kane pare nje ngjarje te rralle qe ndodh vetem ne skena filmash. I riu ka fluturuar nga ura me lartesi rreth 5 metra, qe lidh qytetin me tregun, duke perfunduar ne shtratin e lumit me demtime ne shtyllen kurrizore. Ndersa eshte perpjekur te ngrihet, 22-vjecari nuk ka mundur te beje me shume se dhjete metra, duke u shembur si pasoje e plageve ne trup. Policia e ka percjelle per ne spitalin e qytetit, ku po merr edhe mjekimin e nevojshem. I pyetur ne momentet qe futej ne spital, i riu ka thene se kerkonte te shpetonte nga rekrutimi si ushtar, ndersa edhe nje here tjeter ne Greqi ishte plagosur gjate ndjekjes prej policise helene.
Prej ditesh, policia e Mirdites, sipas nje marreveshjeje mes Ministrive te Mbrojtjes dhe te Brendshme, eshte hedhur ne aksion per rekrutimin me force te te rinjve qe kane mbushur moshen per sherbimin e detyrueshem ushtarak. Diten e djeshme, nje furgon i grupit te gatshem, ka dale ne kerkim te rekruteve. Mesohet se teksa furgoni ka qene duke kaluar ne afersi te ures, ka pikasur te riun Viktor Perdoda, 22 vjec, nga fshati Shperdhaze i komunes Kacinar, i cili nuk ishte paraqitur per te kryer sherbimin ushtarak. Sapo policet i kane bere me shenje per t'u afruar, Perdoda eshte larguar me shpejtesi. Dhe per t'i shpetuar kapjes, ai eshte hedhur nga ura.
Gjovalin Dona, i cili punon ne tregun e qytetit, thote per gazeten "KJ" se, "per momentin menduam se policia po ndiqte ndonje person ne kerkim. Por kur pame se ai nuk mundi te ngrihej me, shkuam menjehere per t'i ardhur ne ndihme". Pasi e kane nxjerre nga balta, 22-vjecari eshte derguar me nje mjet drejt spitalit te Rreshenit. Ndersa nje tjeter banor, Llesh Ndoji, qe i shkoi ne ndihme Perdodes, thote se "gjate transportit e pyetem se pse e ndiqte policia. Ai mezi foli, duke na thene se kishte disa vite qe ishte emigrant ne Greqi dhe kishte pak dite qe kishte ardhur prane familjes". Mesohet se Perdoda do te rinisej drejt Greqise, ku kishte siguruar edhe dokumentacionet per qendrim.
Mjeket:"Ka demtime serioze"
Ne spitalin e Rreshenit, i demtuari Viktor Perdoda eshte marre menjehere ne trajtim te vecante nga mjeket. Mjeku Sander Kola thote, per gazeten "KJ", se "pacienti ka shembje ne te gjithe trupin, ndersa ka thyer njeren kembe ne pjesen e poshtme". Nderkohe qe mesohet se ka edhe demtime ne pjesen e shtylles kurrizore dhe kerkon nje trajtim te specializuar.
"Nuk e prisnim te hidhej"
Njeri nga policet qe gjendej ne operacion, ne momentin e ngjarjes, F. L., thote se kane qene ne aksion per mbledhjen e rekruteve. "Nuk e prisnim te hidhej nga ura, por ndodhi pasi ishte zgjedhje e tij", thote efektivi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›