E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje fitore dhe nje ankth politik

/ /

NgaSHKELZEN MALIQI

Fitorja e Isa Mustafes ne zgjedhjet e brendshme te LDK-se mund te hape nje kapitull te ri ne historine...

politike te Kosoves. Edhe pse e arritur me mjaft mund dhe hezitime pas nje rezistence bukur te madhe te establishmentit partiak delegatet e Kuvendit zgjedhor ne krye te LDK-se me perparesi bindese votash nxoren Isa Mustafen. Kryetari i ri pritet se do te behet sfidues mjaft serioz i Hashim Thacit ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ambicia e Mustafes eshte qe ta ktheje poziten e partise me te votuar qe ia rrembeu PDK-ja pas atij kuvendi famekeq qe pati perfunduar me grushte dhe per pasoje LDK-ja ishte percare dhe kishte humbur gjysmen e elektoratit qe e perkrahte ne kohen e Ibrahim Rugoves.
Me kete perfundim te gares ne LDK duket se pos Sejdiut humbes dolen edhe Bujar Bukoshi me Uke Rugoven. Por mbase nuk duhet te mendohet keshtu. Bukoshi dhe Uke Rugova me pare meritojne qe te shikohen si dy motoret qe kontribuuan ne delegjitimimin dhe detronizimin e ish-kryetarit gje qe edhe e beri te mundshme daljen e Mustafes si alternative kunder Sejdiut.
Per Bukoshin dhe Uke Rugoven varianti humbes do te ishte nese edhe pas ketij epilogu te djeshem pra te fitores se Mustafes do te insistonin ne listen e tyre te pavarur per zgjedhjet. Madje edhe e kane ndonje arsye per pakenaqesi me kompromiset e hapura dhe te fshehta qe kane ndodhur para dhe gjate Kuvendit zgjedhor ku ata nuk ishin te pranishem cdo vazhdim i lojes me listen alternative do te ishte e demshme para se gjithash per ta por edhe per LDK-ne dhe prijesin e ri Isa Mustafa.
Isai kuptohet e mbajti fjalen kur ne fjalimin pas fitores i ftoi te gjithe ldk-istet edhe ata qe e paten leshuar shtepine e vjeter qe te kthehen prapa ne taborin rugovian. Por a do te ndodhe nje pajtim i madh eshte pikepyetje te pakten nuk duhet te mendohet si nje perfundim i garantuar. Shtepia e vjeter nuk eshte cfare ka qene dikur dhe veshtire qe edhe Mustafa sado qe eshte i hapur te mund ti kenaqe te gjitha frustrimet dhe orekset e ldk-isteve te larguar qe ti beje tube nen kulmin e vjeter.
Nje pjese ikanakeve do te presin te shohin se nga po shkon Mustafa dhe cili eshte ekipi i tij. Nderkaq kryetari i ri nuk do te kete kohe per manovrime dhe sqarime te gjata. Ai duhet ti bjere shkurt dhe qarte dhe eshte pikepyetje perballja e tij reale me te gjitha ato ambiciet dhe sedrat e lenduara nga me heret. Mustafa megjithate nuk eshte cudiberes. Ai ka vetem tri dite per te bere negociatat e koalicioneve eventuale parazgjedhore si edhe dy dite te tjera per dorezimin e listave te kandidateve. Kjo ngushtice e tmerrshme e kohes le tani te kuptohet pse Isa Mustafa u qe shprehur zeshem kunder largimit te ngutshem nga qeveria qe ishte inskenuar nga Fatmir Sejdiu.
Megjithate shpresa e Isa Mustafes nuk duhet te jane njerezit dhe emrat qe presin ose edhe kushtezojne perkrahjen por ai beson ne kthimin e elektoratit ne votuesin e zakonshem qe e rikthen besimi ne fuqizimin e LDK-se. Mustafa edhe e ka shansin qe te avancoje voten e LDK-se. Para se gjithash atij i hapet rruga per marreveshje me LDD-ne cka e ka paralajmeruar edhe vete Nexhat Daci. Sondazhet tregojne se LDD-ja eshte nen pragun zgjedhor ose ne kufijte e tij nese llogaritet marzhi i gabimit. Marreveshja me LDD-ne do te ishte avancim por mbase jo e mjaftueshme per fitore me 12 dhjetor.
Enigma tjeter qe kerkon pergjigje dhe aksion te shpejte eshte negociimi i ndonje koalicioni tjeter parazgjedhor. P.sh. eshte spekuluar se LDK-ja mund te beje koalicion parazgjedhor me AAK-ne me cka do te synohej dalja para PDK-se me vota dhe sigurimi i te ashtuquajturit pozicion i mandatarit te pare te perparesise ne perpjekjen e krijimit te koalicionit per qeverine e ardhshme.
Mundesia e koalicionit parazgjedhor te LDK-se me AAK-ne do te jete mbase nje ankth i madh i diteve te ardhshme per Hashim Thacin pas gjithe asaj euforie se PDK-ja do te korre nje fitore te shpejte dhe te garantuar me 12 dhjetor.
LDK-ja e cila aktualisht e ka perkrahjen mes 25 deri 27 per qind me rritjen vetanake votuesin e LDD-se dhe me AAK-ne ne krah do te kishte nga 40 deri 45 per qind te votes.
Me gjasa koha e shkurter nuk shkon ne favor te krijimit te koalicioneve paraprake spektakolare. Vetem se eshte e qarte se keto dite para certifikimit sigurisht se do te kemi tensione te larta politike me bisedime kalkulime pazare e edhe spekulime te fshehta dhe te hapura qe edhe do te percaktojne karakterin e gares me 12 dhjetor.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›