E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja e lire inkurajim per ekonomine

/ /

NgaGJOKE ULDEDAJ

Heqja e regjimit te vizave ne hapesiren Shengen edhe per qytetaret shqiptare...

eshte nje lajm historik qe i ka gezuar pa mase te gjithe. Natyrisht eshte nje lajm po kaq i mirepritur edhe per komunitetin e biznesit. Vend i vetizoluar per me shume se 40 vjet vitet e fundit Shqiperia ka arritur suksese shume domethenese dhe mjaft historike duke lene pas nje te shkuar te erret. Tani ajo po bashkohet me partneret e vet te natyrshem euro-atlantike.
Levizja e lire do te rrise ndjeshem kredibilitetin e individeve shqiptare kudo ne Europe duke lartesuar dinjitetin e tyre gjithashtu prezanton si te barabarte ekonomine shqiptare duke e integruar si nje ekonomi stabel dhe dinjitoze ne ekonomine globale si partner i rendesishem qe perballet me dinjitet ne sfiden e globalizimit te ekonomise.
Sot pa frike mund te themi qe u rrezua nje mur i larte qe i ka diskriminuar dhe privuar qytetaret shqiptaret per me shume se gjysme shekulli. Duke siguruar levizjen e lire vendi yne ka arritur nje objektiv madhor permbushja e te cilit nuk duhet te shteroje kontributin e qeverise legjislativit dhe biznesit ne kete drejtim.
Sigurisht biznesi eshte nje nga ata aktore qe luajten gjate dhe me kembengulje ne kete fushe. Biznesmenet ishin te paret qe guxuan dhe kaluan kufijte naten dhe diten ne kohe te mira dhe te keqija deri edhe duke rrezikuar jeten e tyre. Kjo kembengulje mbajti gjalle shpresat e shqiptareve nderkohe qe rimekembi vendin ekonomikisht. Sot nuk behet fjale per biznese cantash dhe per te realizuar kryesisht me kesh e ne sasi modeste. Per te afruar endrren e vet Shqiperia ka perveshur krahet dhe aktualisht eshte nje nga vendet qe kane pesuar ne vitet e fundit shnderrimet me te medha.
Heqja e vizave eshte edhe rezultat i punes se madhe te sipermarrjes shqiptare. E drejtuar nga politika efektive Shqiperia po nderton nje ekonomi funksionale tregu ne menyre qe te perballet me partneret rajonale dhe europiane. Ndryshimet pozitive pasqyrojne praktikat me te mira nderkombetare dhe jane ne perputhje me direktivat europiane.
Fale reformave rregullatore jane thjeshtuar procedurat ne fushen e regjistrimit te bizneseve ne sistemin e dhenies se licencave procedurat tatimore dhe doganore. Puna e madhe e qeverise dhe e biznesit vendas per perparimin ekonomik te vendit mbeshteten nga institucione te konsoliduara financiare qe jane ne zhvillim dhe permiresim te vazhdueshem.
Heqja e vizave eshte nje inkurajim i madh per biznesin. Behet fjale qe sipermarresit por edhe ekspertet e fushave te ndryshme pse jo edhe punonjesit te levizin lirisht duke rritur mundesite per shkembime tregtare dhe pervoje pune po ashtu zgjerohen shanset per me shume ndryshime e implementime teknologjike dhe inovacione. Levizja e lire e qytetareve do te sjelle ne Shqiperi nje perfitim ne dobi te vendit qofte ky ne formen e eksperiencave te reja njohjeve bashkepunimeve partneriteteve transferimit te njohurive e ekspertizave apo praktikave me te mira te cilat nepermjet venies ne jete nga cdo individ ketu do te prodhonte dobi per ekonomine tone. Ashtu sic imponohet rritja e konkurrences ne treg krijohen edhe mundesi per zhvillim te metejshem te ekonomise dhe sipermarrjes.
Per komunitetin e biznesit e gjithe kjo do te perkthehej ne Njohje dhe akses me i drejtperdrejte dhe i lehte ne tregjet europiane rritje e standarteve ndersektoriale permiresim i cilesise se produkteve dhe te sherbimeve rritje e eksporteve vecanerisht te produkteve autentike shqiptare njohje me e shpejte dhe njekohesisht transferim me i lehte i teknologjise dhe novacionit etj. Po ashtu me shume se kurre krijohen mundesi per kompeticione panaire dhe ekspozita ekskursione apo demonstrime produktesh vizita ne site turistike e industriale konferenca apo seminare mbi tematika te rendesishme ne fushat perkatese etj.
Nderkohe vijne ne nje dimension te ri edhe detyrat e administrates por edhe te institucioneve qe drejtojne dhe inkurajojne biznesin dhe ketu kemi parasysh Dhomat e Tregtise por edhe organizata te tjera me karakter institucional dhe ne lidhje te vazhdueshme me partnere te huaj serioze sikunder Qendra per Dialog ndermjet Biznesit dhe Parlamentit. Realizimi i objektivit per levizjen e lire te qytetareve sjell nevojen e percaktimit te nje objektivi tjeter ne nje faze te re pas heqjes se vizave duke vene ne dukje nevojen e rishikimit dhe rivleresimit te rolit dhe kontributit te diplomacise shqiptare dhe jo vetem ne periudhen e re ne vazhdim.
Nga ana e vet QDBP ka reaguar menjehere pas lajmit per heqjen e vizave duke paraqitur nje projekt qe i jep mundesi biznesit te shprehet me mire dhe ekonomise shqiptare te perfitoje nga levizja e lire e qytetareve. Ky projekt quhet Diplomacia dhe Institucionalizimi i Levizjes se Lire ne Dobi te Zhvillimit Ekonomik te Vendit. Natyrisht Ministria e Puneve te Jashtme por edhe ministrite dhe institucione te tjera ne akord me organizatat qe dirigjojne biznesin duhet te marrin persiper detyra qe fillojne me pasqyrimin e mundesive qe ofron Shqiperia ne ekonomi ne resurse ne fusha te caktuara si energjetika e turizmi etj.
Aktualisht Shqiperia paraqet shanset me te mira per te gjithe ata qe jane ne kerkim te nje location-i alternativ dhe me pak te kushtueshem per te kryer sherbimet e call center ajo paraqet interes edhe per te realizuar sherbime te data entry dhe database management si dhe zhvillim software-sh qendra teknike etj. Te ne energjetika eshte ne nje zhvillim te papare. Ne sektorin e gazit e te naftes gjithashtu ka kerkim dhe suksese. Ne Shqiperi u rrit me shpejtesi industria e lehte dhe agro-ushqimore per te mos folur per ndertimin i cili i ndryshoi faqen vendit po kujtojme ketu vetem rrugen Durres-Kukes qe iu krijon avantazhe krejt hapesirave ballkanike por me se pari i sherben ekonomise se vendit. Me ne fund i gjithe rajoni do te perfitoje nga nje mase e tille e rendesishme si heqja e vizave biznesi dhe ekonomia shqiptare fale ritmeve te deritanishme jane edhe me ne avantazh.
Deputet i PD

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›