Cfarë do ndodhë në datë 15 tetor?
Të shtunën, në datë 15 tetor, dhjetra mijëra persona do organizojnë manifestime në të gjithë botën në protestë kundra vendimeve politike dhe të sektorit privat ndaj krizës ekonomike. Iniciativa është frymëzuar nga “indignados” spanjollë dhe nga manifestimet që këto ditë po zhvillohen në Wall Street. Ideja është të mblidhen në masë manifestues në Itali, Francë, Gjermani, Rusi, SHBA, Poloni, Angli, Hollandë, Tunizi dhe disa vende në Amerikën e jugut.
Iniciativa është nisur nga Spanja dhe në pak kohë ka përfshirë edhe grupe të tjerë nëpër botë. Arsyet e protestës janë të shumta, edhe pse nuk janë gjithmonë të qarta, mund të ndahen në katër kategori të mëdha: Kundra sistemit financiar, duke përfshirë edhe parajsat fiskale; kundra pushtetit politik dhe politikanëve që kanë humbura kontaktin me realitetin dhe popullin; kundra iniciativave ushtarake, duke përfshirë edhe ato të NATO-s; kundra pushtetit mediatik, duke akuzuar për mbytjen e zërave të lira.
Mbajtja e gjurmëve të gjitha iniciativave të parashikuara për 15 tetorin është e pamundur. Grupet që do të marrin pjesë janë qindra në pjesë të ndryshme të botës, po organizohen me anë të rrjeteve sociale dhe jo gjithmon sinjalizojnë iniciativat e tyre ne hapësirat në rrjet. Faqet që gjurmojnë lëvizjet e ndryshme dhe që mundësojnë informacione disi më të detajuara të iniciativave po publikojnë të dhëna gjatë orëve të fundit. AgoraBrussels ka vendosur si objektiv, të japë informacione dhe detaje mbi cka po ndodh gjatë këtyre ditëve në Bruksel, qyteti ku gjendet komisioni europian, drejt të cilit po mbërrin marshe proteste nga vende të ndryshme europian.
Manifestimi i parashikuar në Bruksel duhet të jetë një nga më të populluarit dhe do të zhvillohet pak ditë para mbërritjes së liderëve europian, e parashikuar për datat 17 dhe 18 tetor për të biseduar krizën e euros. Në Scoop.it ka një seksion të tërë që jep informacione mbi marshimin drejt Brukselit dhe mbi cfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme.
Materialet e faqes 15october janë përkthyer në njëzet gjuhë të ndryshme dhe ftojnë të bashkohesh me manifestimet përreth botës. Në rrjetet sociale qarkullojnë dhjetra fjalë kyce që mund të përdoren për të përcaktuar manifestimin e 15 tetorit, por më e përhapura për momentin është “globalchange”. Slogani i iniciativës kujton se “Është momenti të bashkohemi. Erdhi ora që të na dëgjojnë. Njerëz të gjithë botës, ngriheni zërin!” Ndjek komunikata:
“Në datë 15 tetor njerëzit nga e gjithë bota do të bllokojë sheshet dhe rrugët.
Nga Amerika në Azi, nga Afrika në Europë, njerëzit po ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre dhe një demokraci të vërtetë. Tashmë erdhi momenti të bashkohemi në një protestë jo të dhunshme në shkallë globale.
Kush ushtron pushtetin dhe vepron në interesa të një minorance, duke injoruar vullnetin e maxhorancës dhe pa llogaritur koston njerëzore dhe ekologjike që duhet të paguajmë, duhet të largohet.
Kjo situatë e patolerueshme duhet të mbarojë.
Të bashkuar në një zë, do ti bëjmë të ditur politikanëve dhe elitave financiare të cilave u shërbejnë, që tani jemi në popujt që vendosim për të ardhmen tonë. Nuk jemi mall në duar e politikanëve dhe bankierëve që nuk na përfaqësojnë.
Në datë 15 tetor do mblidhemi në shesh për të vënë në lëvizje ndryshimin global që duam. Do manifestojmë në mënyrë paqësore, do debatojmë dhe do organizohemi deri sa t’ia dalim.
Erdhi momenti të bashkohemi. Erdhi momenti të na dëgjojnë. Ti bëjmë tonat rrugët e botës, në datë 15 tetor”.
(a.h/BalkanWeb)
Lidhje te tjera AgoraBrussels Scoop.it 15october globalchange