Shqipëri-Rumani, sot përballja e të zhgënjyerve
TIRANE-Shqipëria dhe Rumania do të zhvillojnë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit në eliminatoret e Europianit 2012, në një përballje mes dy ekipesh të zhgënjyera nga edicioni i këtij viti. Në “Qemal Stafa” do të zbresin dy ekipe që kanë dalë jashtë çdo objektivi, me rumunët që shihen favoritë për të fituar për shkak të formës së dobët të Shqipërisë si edhe për shkak të traditës pozitive që ata kanë në Tiranë.
Takimi rikthen në kryeqytetin shqiptar Viktor Piturkën, një trajner që 4 vjet më parë arriti të fitonte dy herë ndaj kombëtares shqiptare. Ndeshja e fundit, ajo e 21 nëntorit 2007, është e paharrueshme, pasi Shqipëria e Oto Bariç u mund 6-1 në Bukuresht, në një sfidë që solli më pas dyshime dhe akuza të shumta nëse ajo ishte luajtur drejt apo jo. “Kemi nevojë për një lojtar që të marrë përsipër organizimin e lojës, që të çojë topin në sulm. Pas largimit të Skelës, mendoj se ai lojtar është Bakaj, që në këtë ndeshje mendoj se do të jetë më i motivuar pasi luan në Rumani, - deklaroi trajneri Josip Kuzhe. - Rumania vjen në Tiranë për t’i mbyllur sa më mirë këto eliminatore. Unë do të isha i kënaqur me këtë edicion, në rast se fitojmë dhe e mbyllim grupin në avantazh në ndeshjet direkte me Rumaninë”, shtoi ai. I pyetur për të ardhmen e tij, që duket e gjitha në dyshim, Kuzhe u shpreh i nervozuar: “E refuzoj kategorikisht të flas për kontratën. E kam përsëritur gjithnjë këtë dhe e them edhe tani. Mendja ime është të fitojmë ndeshjen me Rumaninë, të kënaqim njerëzit dhe të krijojmë një ndjesi të mirë tek ata. Nëse do të kisha problem kontratën, do të kisha bërë presion te Federata kur kishim rezultate pozitive dhe mund të kisha rinovuar, por unë gjatë gjithë kohës kam dashur të përqendrohesha të ndeshjet dhe t’i mbyllja sa më mirë eliminatoret. Kështu që është çdo gjë një opsion i hapur, mund të refuzoj unë, mund të refuzojë Federata”, tha ai.
(d.b/BalkanWeb)