Skandali i FSHF, Disiplina rrëzon vendimin e Apelit
TIRANË- Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, me një vendim të paprecedent, ka falur ditën e sotme pjesën e mbetur të dënimit për futbollistin Erald Turdiu, i pezulluar për 4 vjet për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Laver Alla në fund të ndeshjes Kastrioti-Bylis, në dhjetorin e vitit të shkuar.
Lojtari në fjalë është dënuar me 4 vjet nga vetë Komisioni i Disiplinës, me vendimin e datës 29 dhjetor 2010, pika 2, dhe që është lënë në fuqi nga Komisioni i Apelit, me vendimin e datës 6 janar 2011. Por, të martën, një Gjykatë më e ulët ka marrë guximin të hedhë poshtë vendimin e një Gjykate më të lartë në shkallë, ç’ka përbën një shkelje të hapur të rregullores dhe një skandal të përmasave të jashtëzakonshme për botën e futbollit.
Në vendimin e shpërndarë sot për mediat, Komisioni i Disiplinës i referohet nenit 33 të Kodit të Drejtësisë Sportive, që flet për pezullimin e pjesshëm të zbatimit të dënimeve. Por, një gjë e tillë, sipas pikës 2 të nenit 33, ndodh vetëm kur dënimi nuk është më shumë se 6 ndeshje ose 6 muaj dhe nëse rrethanat e lejojnë një gjë të tillë.
Por, dënimi i Turdiut është një pezullim 4 vjeçar, shumë më i lartë se 6 ndeshje apo 6 muaj. Edhe pika 3 e nenit 33, e thotë hapur, se në çdo rast, futbollisti i dënuar duhet të vuajë detyrimisht gjysmën e dënimit. Pra, duhet të kishin kaluar të paktën dy vjet që pezullimi i pjesës së mbetur të mund të merrej parasysh, ndonëse edhe në këtë rast do të ishte një procedurë e paligjshme.
Erald Turdiu u pezullua për 4 vjet nga Komisioni i Disiplinës dhe më pas ai i Apelit, për shkak se rrahu arbitrin Laver Alla, në fund të ndeshjes Kastrioti-Bylis. Alla nuk ishte gjyqtar në atë takim, por goditja ndaj tij ndodhi pasi krutanët nuk e kishin harruar humbjen 1-2 me Dinamon, një sfidë e gjykuar nga vetë Alla.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)