Vlora Hyseni është jashtë vendit, dyshohet në Azerbaixhan

Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i SPAK-ut në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.
Masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, sipas burimeve pranë SPAK, nuk është realizuar. SPAK dhe BKH nuk e kanë ekzekutuar atë ditën e sotme. Burime të tjera kanë bërë të ditur se Hyseni ndodhet jashtë vendit, në një vizitë zyrtare në Baku të Azerbajxhanit.
Ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, rëndojnë akuzat për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit”. Ajo dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi.
Për Hysenin dhe ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ndaj të cilit është ushtruar kontroll në banesë, ka dyshime se kanë pasur lidhje të forta me Agasin, i cili u arrestua pak ditë më parë pas rreth tetë muajsh në kërkim.ab