E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse u arrestua biznesmeni Sylejmani dhe shefi i laboratorit

Është ekzekutuar masa e arrestit me burg për Fatjon Kalluçin, shefin e Laboratorit Shkencor të Policisë, si dhe për biznesmenin Embro Sulejmani, administrator i një lokali në zonën e Bllokut Qeveritar në Durrës.

Sulejmani dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin e arrestimit të Ergys Agasit. Sipas raportimit të Lalës, veprimi dyshohet se është kryer për të fshirë gjurmët që tregonin se Agasi kishte frekuentuar këto ambiente.

Hetimi për aferën e AKSHI-t ka përfshirë një numër të madh zyrtarësh, ish-zyrtarësh dhe biznesmenësh. Në fokus janë edhe persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me Ergys Agasin.

Ndërkohë, sot pritet të shpallet masa e sigurisë në Apelin e GJKKO-së për Ergys Agasin dhe ish-oficerin e Policisë, Uljan Shpataraku.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›