Arrestohet kreu i shërbimit sekret, Vlora Hyseni, kontroll banese për Ilir Prodën

SPQK ka arrestuar sot kryetaren e shërbimit sekret, SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa është caktuar për të masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Po ashtu ka pasur masë edhe për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, të cilit i është kryer kontroll në banesë.
Veprimet hetimore vijnë pas arrestimit të Ergys Agasit më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës. Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për muaj me radhë, u arrestua së bashku me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku, i cili është raportuar si person i afërt me Ilir Prodan.
Agasi dyshohet nga SPAK për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë të paligjshme, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Në kuadër të hetimit janë kryer më herët edhe kontrolle dhe sekuestrime ndaj zyrtarëve të Policisë që kanë pasur lidhje me hetimin e dosjes. Në janar 2026, SPAK kishte urdhëruar kontrolle në banesën e Ervina Gjanës, drejtoreshë e Krimit Kibernetik, ndërsa iu sekuestruan pajisje elektronike. a.b