E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin droge arrestohen dy ish-te denuar



TIRANE - Dy persona jane vene ne pranga per shitje droge. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se ne vazhdim te operacionit Stacioni i fundit uniformat blu te kryeqytetit kane arrestuar ne oret e vona te mbremjes se dy diteve me pare dy persona te cileve iu gjet lende narkotike heroine. Policia vuri ne pranga Klisman Nanon 51 vjec banues ne Tirane i denuar me pare ne Shqiperi per vjedhje si dhe ne Itali per vrasje te mbetur ne tentative. Po ashtu ne pranga ka rene edhe Valter Foto 55 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per armembajtje pa leje dhe trafikim te lendeve narkotike. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se te arrestuarve ne bulevardin Zhan DArk i eshte gjetur dhe bllokuar ne cilesine e proves materiale 70 gram lende narkotike e dyshuar e llojit heroine si dhe 3 celulare.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›