E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çfarë po ndodh me tregun botëror të hidrokarbureve? Recesioni pritet të ulë kërkesën në treg, preket edhe Shqipëria

Ndërsa në Shqipëri është ulur minimalisht çmimi i karburanteve të përpunuar, në vendet prodhuesve të naftës janë duke u rritur parashikimet për prodhimin e naftës së papërpunuar për vitin që vjen. OPEC  ka lajmëruar, një ditë më parë se, ka rritur parashikimin e tij të kërkesës globale të naftës, si në terma afatgjatë, ashtu edhe në atë afatmesëm, duke rishikuar parashikimin e tij të mëparshëm për vitin 2023, me 1.4 milionë fuçi në ditë më shumë.

Grupi tani sheh kërkesën për naftë të arrijë 103 milionë fuçi në ditë në 2023 dhe të rritet në 108.3 milionë fuçi në ditë në 2030, me rritjen e pjesës së tregut të OPEC-ut gjatë asaj kohe.

Kombinimi i një rikuperimi më të fuqishëm se sa pritej më parë dhe një zhvendosje globale drejt prioritizimit të sigurisë së energjisë mbi një tranzicion energjetik, do të nxisë këtë rritje të kërkesës. Këto të dhëna u thanë nga grupi në “Perspektivën Botërore të Naftës 2022”.

Karteli, gjithashtu, uli parashikimin e tij të rritjes së kërkesës për naftë për vitin 2023, me 360,000 fuçi në ditë, duke pritur rritje në 2.3 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm.

Shqipëria ndjek këtë treg të naftës së papërpunuar, edhe pse ajo furnizohet me çmimet e bursës Plats të Mesdheut. Çmimi rajonal i naftës është ulur ditët e fundit, por tendenca është që të ketë sërish një rritje në vijim.

Bordi i transparencës në Shqipëri po ndjek këtë bursë rajonale, pa mundur të përshtatet me ndryshimet e shpeshta dhe të dukshme në treg. Shqiptarët po e blejnë këtë produkt më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit, për shkak të sistemit të tyre të taksimit mbi karburantet.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›