Fasha 800 kWh për konsumatorët familjarë, Balla: Nuk do aplikohet gjatë muajit nëntor

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një prononcim për media pas përfundimit të mbledhjes së grupit, ka deklaruar se fasha 800 kWh për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nuk do të aplikohet gjatë muajit nëntor. Sipas Ballës, ndonëse nuk ka patur asnjë reshje shiu, qeveria ka njoftuar dhe ERE ka marrë vendimin që kjo fashë nuk do të aplikohet nga 1 nëntori.
“Në gjithë Shqipërinë është bërë i ditur fakti i vendimmarrjes së ERE për shtyrjen e aplikimit të fashës 800 kWh edhe për muajin nëntor edhe pse shi nuk ka pasur asnjë pikë. Qeveria ka vendosur që për shkak të mirëadministrimit dhe vetëndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë ne jemi në kushtet ku jemi ndër vendete e vetme në Europë ku qeveria vazhdon të subvencionojë, të paguajë 80% të faturës së energjisë elektrike të çdo konsumatori familjar dhe çdo biznesi të vogël. Një pjesë fatkeqësisht në këtë kohë të vështirë lufte, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte, jemi në këtë situatë të vështirë, dhe një pjesë e medias keqinformojnë publikun se qeveria do aplikojë fashën 800 kWh që nga 1 nëntori. Nuk është e vërtetë. Sigurisht është një opsion. Por Qeveria ka njoftuar në kohë, ERE ka marrë vendimin në kohë që kjo nuk do aplikohet”, deklaroi Balla.
/rtsh.al/