E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sistemet e qëndrueshme të ushqimit, FAO mbështetje për dialogët e nivelit lokal

Platforma e Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore në Mesdhe luan një rol kyç në mbështetjen e transformimit të sistemeve ushqimore në rajon. FAO në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë organizuan konferencën e parë në nivel kombëtar për Sistemet e Qëndrueshme Ushqimore në Mesdhe, një nismë shumëpalëshe, që synon të angazhojë të gjithë partnerët në nivel kombëtar dhe vendor në zbatimin e qasjeve te reja dhe zgjidhjeve konkrete për transformimin e sistemeve ushqimore në vend.

Gjatë fjalës së tij, Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Raimund Jehle theksoi se platforma e Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore në Mesdhe luan një rol kyç në mbështetjen e transformimit të sistemeve ushqimore në rajon.

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, shprehu angazhimin e ekipit të OKB-së në mënyrë aktive mbi procesin e Samitit të Sistemeve Ushqimore të Kombeve të Bashkuara duke mbështetur zbatimin e Rrugës së Sistemit Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri, me aktivitete të rëndësishme të udhëhequra nga FAO, si organizimi i dialogut kombëtar dhe local vitin e kaluar.

Konferenca ka në fokus identifikimin e elementeve thelbësore për të mundësuar Rrugën Kombëtare të Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore në Mesdhe, Planin 10-vjeçar për Përdorim të Qëndrueshëm të Pesticideve të cilat janë në proces zhvillimi për tu zbatuar nga aktorët.

FAO do të ofrojë mbështetje për dialogët e nivelit lokal që do të kryhen në kuadrin e Platformës për Sistemet e Qëndrueshme të Ushqimit në Mesdhe, duke angazhuar qeveritë lokale, komunitetet lokale dhe bashkitë.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›