E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chagaev i pafuqishëm përballë Klitschkos

Wladimir Klitschko ka dëshmuar edhe njëherë dominimin e tij në sektorin e peshave të rënda të boksit duke e mundur të shtunën mbrëma boksierin Ruslan Chagaev para 61.000 spektatorëve në ringun e inskenuar në stadiumin Gelsenkirchen në Gjermani. Kampioni i IBF-së dhe WBO-së ka shtuar edhe rripin Ring Magazine duke e rrëzuar uzbekistanezin që në raundin e dytë, ndërsa në raundin e tetë ia shkaktoi një plagë të hapur në syrin e majtë.
Kështu, gjyqtari Eddie Cotton ndërpreu meçin në raundin e nëntë duke e shpallur ukrainasin Klitschko fitues me 'nokaut teknik'.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›