Iran, të paktën 19 persona të vdekur nga përleshjet

Televizioni shtetëror iranian njoftoi sot se të paktën 19 persona kishin mbetur të vrarë gjatë përleshjeve ndërmjet policisë dhe "grupeve terroriste" në Teheran, duke iu referuar trazirave që përfshinë dje rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Iranit. Ndërkohë, televizioni iranian në gjuhën angleze, Press TV njoftoi gjithashtu se protestuesit e dhunshëm u kishin vënë zjarrin dy stacioneve të gazit dhe kishin sulmuar një rajon të policisë.