Francë, rrëzohet avioni, 7 të vdekur

Shtatë persona, përfshi gjashtë punëtorë të një parku lojërash, humbën jetën kur një helikopter u rrëzua mbrëmjen e kaluar në një zonë rurale në lindje të Francës, njoftuan sot autoritetet lokale. Aksidenti ndodhi pranë qytezës Breginer-Cordon. "Për momentin nuk dihe shkaqet e aksidentit dhe askush nuk mund të thotë nëse ndodhi për shkaqe teknike, apo për faj të pilotit", tha për radion "France Info", Albert Dupuy, një zyrtar lokal.