E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chamakh nuk largohet nga Arsenali

Pavarësisht spekulimeve të shumta, Marouane Chamakh nuk do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit ka insistuar menaxheri i tij, Pierre Frelot.

Sulmuesi maroken është aktivizuar rrallë herë gjatë këtij sezoni dhe ka shënuar vetëm dy gola në 31 paraqitje për gjigantin londinez duke vënë në dyshim vazhdimin e qëndrimit të tij në Emirates. Por, Frelot ka insistuar se klienti i tij do të mbetet në Arsenal.

“Marouane është i lumtur në Arsenal dhe do të mbetet këtu. Nuk ka dyshime” tha ai për calciomercato.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›