Champions, Bordo – Juventus Bordoja, që nga ana e saj u kualifikua pas fitores 2-0 me Bajernin në Munih një ndeshje më parë, udhëheq grupin A me 10 pikë, dy më shumë se skuadra italiane.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Juventus do të udhëtojë drejt Bordosë, duke shpresuar se do të ndjekë Bordonë e kualifikuar për në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.
Juventusi mundi Udinezen 1-0 të dielën, duke qëndruar në vend të dytë në Serinë A, pesë pikë pas Interit të Milanos, dhe me një fitore kundër Bordosë do të sigurojë një vend midis 16 më të mirave të Ligës së Kampioneve.
Bordoja, që nga ana e saj u kualifikua pas fitores 2-0 me Bajernin në Munih një ndeshje më parë, udhëheq grupin A me 10 pikë, dy më shumë se skuadra italiane.
Bajerni, që do të prese nga ana e tij Makabai Haifan e vendit të fundit, është i treti me katër pikë.
“Ne do të përpiqemi të mundim Bordonë, kjo do të na i bënte gjithçka të lehtë”, - tha mesfushori i Juventusit, Mohamed Sisoko, një nga më të mirët në ndeshjen kundër Udinezes.
Mbrojtësi i majtë Fabio Groso shënoi golin e tij të parë qysh kur u transferua nga Lioni dhe eksperienca e tij në Ligën franceze mund ta ndihmojë atë kundër Bordosë.
“E njoh stadium dhe atmosferën shumë mirë. Është një skuadër e mrekullueshëm dhe ata e kanë treguar tashmë me kualifikimin”, - tha Groso, i cili shënoi edhe penalltinë qe shpalli Italinë kampione të Botës në vitin 2006.
“Nuk e di nëse u mungojnë lojtarë kyç, por ne do të fokusohemi te vetja jonë”.
Bordo, që humbi ndeshjen e parë të saj në shtëpi gjatë dy viteve të fundit në humbjen 1-0 me Valensienes në fundjavë, do të jetë pa dy golashënuesit e saj kryesorë gjatë këtij sezoni, fantazistin Joahn Gorkuf dhe sulmuesin Marouane Chamakh. Të dy kanë shënuar në total 10 gola së bashku gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet.
Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero u rikthye në pjesën e dytë kundër Udinezes pasi kishte munguar dy muaj për shkak të dëmtimit. Fantazisti brazilian i Juves, Diego, e mirëpriti rikthimin e Del Pieros.
Gjithsesi, Del Piero mund të qëndrojë në stol kundër Bordosë nëse trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara do të vendosë të kursejë energjitë e tij në prag të përplasjes së madhe me Interin në Serinë A, më 5 dhjetor.
Sulmuesi i Juventusit, Vicenco Jakuinta, nuk është në dispozicion për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale në gju, ndërkohë që edhe sulmuesi francez David Trezege do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve, për shkak të një problemi më pulpë.
Numri i klikimeve - 1232
E Marte, 24 Nentor 2009