Shahu shqiptar, 76 vjet histori përmes kutiveFederata e Shahut u themelua, më 14 maj të vitit 1933. Petro Martini ishte kryetari i parë i federatës

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Sporti i shahut në Shqipëri edhe pse zyrtarisht daton në vitin 1933, pa dyshim që është luajtur më parë. Në një botim të saj, Federata Shqiptare e Shahut, thekson faktin se gjurmët e shahut të çojnë në vitin 1910 dhe tek një emër: Abdulla Tirana nga Elbasani, ky i fundit e kishte mësuar shahun në Iranin e sotëm, në Persi. Abdullai është edhe më i spikaturi i kohës së tij, teksa në vitin 1913, te kafeneja “Shkumbini”, pranë portës së kalasë së Elbasanit u luajt publikisht edhe loja e parë.
Në janar të vitit 1933 “Federata Sportive”, që varej nga Enti Kombëtar “Djelmënia Shqiptare” organizoi
të parin “kampionat të Shqipërisë”, ku morën pjesë tetë shahistë: Xhafer Çaushi (kampioni i parë kombëtar), Muhamet Vokshi, Muhamet Hoxha, Eqerem Stërmasi, Petro Martini, Ahmet Gashi, por dhe dy të huaj, një gjerman e një austriak. Kampionati u zhvillua nga data 6 deri më 15 mars 1933. Kryetari i Federatës, Anton Mazreku, i dhuroi edhe trofeun e kampionit Xhafer Çaushit, një tavolinë artistike të zbukuruar me katrorët e shahut si dhe një takëm artistikë të gurëve të shahut, të punuara nga mjeshtri i drurit Angjelin Kurti, edhe ky një dashamirës shahu.
Federata e Shahut u themelua, më 14 maj të vitit 1933. Petro Martini ishte kryetari i parë i federatës, e deri në vitin 1939, këtë post e mbajtën edhe Mehmet Vokshi e Tom Truja. Aktiviteti i shahut pas ndërprerjes për shkak të Luftës së Dytë Botërore, rifilloi në vitin 1946.
Kampioni i parë i paslfutës është Gaspër Shoshi i 17 Nandorit të Tiranës, apo Tiranës së sotme. Kampioni i fundit, ai i vitit 2009, është Ilir Seitaj, që mbron ngjyrat e Butrintit. Ndër kampionët më të mëdhenj janë Ylvi Pustina, Skënder Çarçani, Fatos Muça, Vangjel Adhami, Esa Duraku, Bujar Hoxha, Sotir Qirjako, Llambi Qëndro, Shkëlqim Çela, Lorenc Rama, Altin Çela, Erald Dervishi, Dritan Mehmeti.
Kampionati i parë ekipor u zhvillua në vitin 1969, ku kampion doli Dinamo. Kampione e vitit 2008 është Vllaznia. Kampionë kombëtarë ekiporë në 35 kampionatet e zhvilluara deri tani janë Teuta (7 herë), Dajti (6 herë), Studenti (5 herë), Dinamo (4 herë), Tirana (4 herë), Partizani (3 herë), Butrinti (2 herë), Luftëtari (1 herë), Vllaznia (1 herë). Kampionati i vitit 2009 do të zhvillohet pas pak ditësh.
Libri i artë
Kampionët individualë
1933 Xhafer Çaushi Elbasani
1946 Gaspër Shoshi 17 Nëntori
1947 Sotir Qirjako Tomorri
1948 Skënder Çarçani Shqiponja
Teodor Siliqi 17 Nëntori
1949 Skënder Çarçani Shqiponja, Gjirokastër
1950 Skënder Çarçani 17 Nëntori
Sotir Qirjako Tirana/17 Nëntori
1951 Bujar Hoxha Puna/ 17 Nëntori
1952 Bujar Hoxha Puna/ 17 Nëntori
Ylvi Pustina Puna/ 17 Nëntori
1953 Medim Veizaj Puna Shkodër/Vllaznia
1954 Esat Duraku Partizani
1955 Esat Duraku Partizani
1956 Esat Duraku Partizani
1957 Ylvi Pustina Puna/ 17 Nëntori
1958 Esat Duraku Partizani
1959 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1960 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1961 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1962 Florian Vila Studenti
1963 Esat Duraku Partizani
1964 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1965 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1966 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1967 Eqerem Konçi 17 Nëntori
1968 Fatos Omari 17 Nëntori
1969 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1970 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1971 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1972 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1973 Florian Vila Studenti
1974 Fatos Muço Lokomotiva
1975 Llambi Qëndro Studenti
1976 Fatos Muço Lokomotiva
1977 Fatos Muço Lokomotiva
1978 Fatos Muço Lokomotiva
1979 Fatos Muço Lokomotiva
1980 Fatos Muço Lokomotiva
1981 Fatos Muço Lokomotiva
1982 Fatos Muço Lokomotiva
1983 Ilir Seitaj Dajti
1984 Fatos Muço Lokomotiva
1985 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1986 Ilir Karkanaqe Dinamo
1987 Fatos Muço Lokomotiva
1988 Llambi Qëndro Tomori
1989 Fatos Muço Lokomotiva
1990 Shkëlqim Çela Dinamo
1991 Ilir Seitaj Dajti
1992 Altin Çela Teuta
1993 Luan Elezi Kukësi
1994 Aldo Zadrima Tirana
1995 Anton Gurakuqi Vllaznia
1996 Erald Dervishi Teuta
1997 Erald Dervishi Teuta
1998 Zeqir Sula Partizani
1999 Ilir Seitaj Partizani
2000 Vangjel Adhami Studenti
2001 Lorenc Rama Teuta
2002 Lorenc Rama Dinamo
2003 Leart Shytaj Studenti
2004 Lorenc Rama Studenti
2005 Ilir Karkanaqe Studenti
2006 Dritan Mehmeti Butrinti
2007 Dritan Mehmeti Butrinti
2008 Lorenc Rama Teuta
2009 Ilir Seitaj Butrinti
Numri i klikimeve - 1227
E Marte, 24 Nentor 2009